Sporti

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

07/25/2021 12:39
nga:E K

Garuesja olimpike e Kosovës, Eda Zeqiri do të garojë sot në garat olimpike “Tokio 2020”.

Eda Zeqiri do të garojë në not në Lojërat Olimpike me fillim nga ora 13:00 me kohën tonë lokale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo do të garojë në diciplinën 400 metra not stil i lirë.

Sot kanë garuar edhe dy sportist të tjerë kosovar, Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të stolisen me medalje olimpike.

/GazetaBlic Sport/