Anglia vuajti por mposhti Sllovakinë (2-1), duke siguruar çerekfinalen.
Atmosfera nuk dukej e mirë tek kombëtarja britanike, andaj drejtuesit e Federatës së Anglisë e ftuan Ed Sheeran për të relaksuar futbollistët, nën tingut e muzikës, transmeton GazetaBlic Sport.
Këngëtari britanik ka shkuar këtë të hënë në hotelin ku po qëndron ekipi i Tre Luanëve, në Blankenhain dhe ka dhënë një minikoncert për lojtarët.
Ndër këngët e luajtura ishte edhe The A-Team, siç tregohet në një video të postuar në rrjetin social X.
Ed Sheeran visits the England camp to give them a private performance 🎙️ pic.twitter.com/vp0vBD5SEc
— GRM Daily (@GRMDAILY) July 2, 2024