Sporti

Ecuria e Kosovës në Grupin B, përfundon e fundit me vetëm 5 pikë

11/14/2021 23:32
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Kosova e mbylli këtë cikël në pozitën e pestë në Grupin B, me 5 pikë, derisa Greqia në pozitën e tretë me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport/