Cult

“Ecim për ty, Adriana Matoshi”, organizohet ecje në nder të aktores

11/30/2021 08:19
nga:G C

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, aktorja dhe deputetja e kuvendit nga radhët e VV-së, njoftoi se sërish i është detektuar një tumor në tru.

Për t’u solidarizuar me diagnozën dhe sfidën e saj, është organizuar një event në Facebook që njofton për ecjen në nder të Matoshit.

Ecja do të mbahet nesër, datë 30 nëntor në ora 12 duke nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipëfoles, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, shkruhet nder të tjerash në lajmërim për organizimin.