Lajme

E zuri poshtë traktori teksa punonte, humb jetën 45-vjeçari në Dimal

08/30/2023 21:08
nga:Y I

Një 45-vjeçar në Dimal ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte tokën me mjet bujqësor.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, shtetasi ku R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet bujqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.