Showtime

E zuri gjumi teksa bisedonte me Sarën, Gazi flet për herë të parë për situatën në BBV

02/29/2024 07:35
nga:Y I

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri deklaroi se nuk i interesonte se për çfarë po fliste Sara, për këtë arsye dremiti pak.

Gazmend Ujkashi ishte banori që u eleminua mbrëmjen e kaluar nga shtëpia e BBV, duke hequr përfunimisht dorë nga çmimi madh.

Ditën e sotme, Gazi ka qenë i ftuar në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij në sezonin e tretë të këtij “reality show”.

Ai ka folur gjithashtu për një nga momentet më të diskutuara në internet, momenti kur e zuri gjumi teksa ishte duke biseduar me Sarën.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri deklaroi se nuk i interesonte se për çfarë po fliste Sara, për këtë arsye dremiti pak.

“Nuk më hynin në vesh fare fjalët e saj. Unë çfarë bëra, ia rrasa pak gjumit. Nuk më bënte përshtypje e folura e saj. E kam bërë shumë herë. Unë i dëgjoja, por thjesht e bëja edhe për të mos reaguar”, u shpreh ai.