Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën
Mdiat e huaja bëjnë me dije se shqiptari në moshën 50-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.
Sipas mediave shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.
/Euronews Albania/


