Lajme

E zë korrenti teksa po punonte me autokombajnë, vdes 35-vjeçari

06/19/2023 15:54
nga:G B

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 të së hënës, në fshatin Tragjas, ku shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Për pasojë 35-vjeçari ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.