Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 të së hënës, në fshatin Tragjas, ku shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.
Për pasojë 35-vjeçari ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.


