Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti se po gënjejnë lidhje me vendodhjen e Kryeministrit Kurti.
Haliti ka ‘zbuluar’ se Kurti ka fluturuar dje në Nice të Francës në festivalin e filmit.
“Ai ka të drejtë me pushu por duhet me deklaru pushimin, me ditë qytetarët ku është. Kryeministri ka fluturu dje në Nicë të Francë, është vendos në hotel “Kana” ka shku në festivalin e filmit. Pse nuk ka shku ministri po ka shku Kryeminsitri. Prandaj mos i dezinformoni qytetarët se është në Athinë por në “Kana” të Francës, tha Haliti, raporton Gazeta Blic.


