Sporti

E zbulon Romano: Kjo do të jetë paga e Pogbas tek Juventusi

06/26/2022 16:55
nga:L J

Paul Pogba duhet të nënshkruajë së shpejti me Juventusin.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëri të ditur detajet e të gjithë transferimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pak kohë më parë u bë e ditur se 29-vjeçari do të largohej nga Manchester United. Ai nuk e pranoi ofertën e rinovimit dhe u largua nga Old Trafford si lojtar i lirë.

Fabrizio Romano raporton se Juve tashmë ka përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të finalizuar marrëveshjen. Zyrtarizimi do të bëhet në fillim të korrikut.

Pogba do të fitojë 8 milionë euro neto për sezon në Juventus. Kontrata përfshinte edhe bonuse në varësi të paraqitjeve të francezit.

/GazetaBlic Sport