Duke folur në një intervistë me Diario AS, ylli i Real Madridit, Rodrygo, zbuloi se pothuajse kishte nënshkruar për rivalët e Barcelonës kur ishte te Santos, përpara se të ndryshonte vendimin e tij në momentin e fundit.
Braziliani tha: “Para se të nënshkruaja për Real Madridin, gjithçka ishte bërë tashmë dhe unë kisha nënshkruar për Barçën. Është e vërtetë. Por babai im më tha se Real Madridi na kishte telefonuar dhe unë duhej të zgjidhja. Për mua, ishte shumë e lehtë. E dija çfarë doja dhe cila ishte ëndrra ime. As nuk hezitova. Dhe ja ku jam.
“Isha te Santos dhe fillova të luaja mirë. Barça erdhi për mua dhe gjithmonë kam thënë se është një klub i shkëlqyer dhe kam shumë respekt për të. Por Real Madridi ishte ëndrra ime dhe vendimi im ishte i lehtë për t’u marrë. Nuk mund të prisja më gjatë për Real Madridin dhe kur erdhi koha, e bëmë në mënyrën e duhur.”
24-vjeçari u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2019 për një tarifë të raportuar prej 45 milionë eurosh dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos, duke luajtur një rol të madh në tre tituj të La Ligës, dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.
/GazetaBlic Sport


