Sporti

E zbulon kryeredaktori i ‘France Football’: “Ambicia e Ronaldos është të penzionohet me më shumë ‘Topa të Artë’ se Messi”

11/27/2021 23:46
nga:E K

Pascal Ferre, kryeredaktor i France Football, që jep ‘Topin e Artë’, për të dalluar futbollistin më të mirë në botë në një sezon, ka dhënë një intervistë për mediat ndërkombëtare, pak ditë para se të shpallet fituesi i këtij viti.

Pascal Ferre foli për rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Messit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ambicia e Ronaldos është të penzionohet me më shumë Topa të Artë se Messi. Dhe unë e di këtë sepse ai vetë ma rrëfeu këtë”, tha fillimisht ai.

“Është thjesht një trofe. Por të kesh një të tillë do të thotë të kesh një vend në histori”, vazhdoi ai.

“Nëse shikojmë statistikat e Messit dhe Ronaldos, do të shohim se ata shënojnë gjithmonë shumë gola gjatë shtatorit dhe tetorit, kur bëhet votimi. Nuk është rastësi”, përfundoi Ferre.

/GazetaBlic Sport/