Lajme

E zbulon filozofi Blerim Latifi, edhe Naim Frashëri e kishte përdorur fjalën “bashka” sikur Agim Bahtiri

10/22/2021 15:13
nga:M K

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, thotë se fjalën “bashka” përveç Agim Bahtirit e kishte përdorur në tekste edhe poeti Naim Frashëri.

Latifi ka shkruar se edhe pse fjalën “bashka” e ka shkruar Naim Frashëri, Bahtiri nuk e ka marrë atë fjalë nga leksiku i Naimit.

“Kemi qeshur me Agim Bahtirin sa herë që e përsëriste fjalën “bashka”. Çuditërisht kjo fjalë qenka në leksikun e përdorur nga Naim Frashëri, njëri prej themeltarëve kryesorë të gjuhës së shkruar shqipe. Në tekstin e tij “Ligj i përjetshëm i shqiptarëve”, Naimi shkruan : “ … Shqipja, Shqipëria, Shqiptaria JANË TË BASHKA dhe një për të gjithë shqiptarët”. Sigurisht Bahtiri nuk e ka marrë këtë fjalë nga leksiku i Naimit, sepse nuk mund të besojmë se ai e ka lexuar veprën e Naimit. Atëherë nga duhet ta ketë marrë? Me gjasë nga mbetjet arkaike dialektikore të shqipes”, ka shkruar ai.

Agim Bahtiri gjatë fushatës zgjedhore kishte përdorur shqiptuar fjalën “bashka” për fjalën “bashkë”.