Trajneri i Francës, Didier Deschamps është i sigurt se Kylian Mbappe nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij përpara Europianit.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, Deschamps theksoi se sulmuesi francez nuk mund të marrë një vendim të tillë përpara EURO 2024, pasi sipas teknikut kjo gjë mund të ketë efekte negative te ekipi.
“Ndodh që lojtarët në tërësi mund të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër, ndonëse ende nuk iu ka përfunduar kontrata me klubin aktual. E di që të gjithë janë të fokusuar te e ardhmja e Mbappe, por ai do ta marrë vendimin dhe mbi të gjitha do ta komunikojë atë në momentin e duhur. Për momentin klubi i tij është Paris Saint-Germain. Kur ai të jetë me ne në mars, ai do të jetë i fokusuar si çdo herë në interesin kolektiv dhe në dy miqësoret që do të duhet të luajmë para Europianit dhe besoj se nuk do të ketë një komunikim për të ardhmen nga Mbappe para EURO 2024, pasi diçka e tillë do të ndikonte te i gjithë ekipi”- u shpreh trajneri i Francës.