Showtime

E zbuloi, shoku i ngushtë i Atdheut, Fationi: Juli i ka pëlqyer atij që kur e ka parë në plazh

01/29/2023 21:48
nga:G B

Shoku i ngushtë i banorit të “Big Brother” Atdhe Xharavinës, Fation Kuqari, ka komentuar romancën e re që ka lindur brenda shtëpisë.

Në një intervistë në “Big Talk” këtë të diel, Kuqari u shpreh se e ka pritur që Atdheu mund të lidhet me ndonjërën nga vajzat brenda shtëpisë.

“Duke e njohur karakterin e Atdheut, një gocë si Juli do t’i përshtatej edhe nga jashtë,  dhe jashtë emisionit. Unë kam qenë me Atdheun në plazh kur ka qenë kur e kemi parë Julin dhe Atdheu që atëherë e ka shprehur pëlqimin për Julin”, tha Kuqari

I pyetur nga moderatorja se çfarë kishte thënë Atdheu në ato momente për Julin, Kuqari u kursye.

“Tani unë nuk mund të them si themi mes çunave, por realisht i pëlqeu Juli që atëherë do të thotë që nuk bëhej fjalë fare për “Big Brother Kosova”, flas me vjet”, shtoi ai.