Sporti

E vrau gruan e tij, Oscar Pistorius do të lirohet pas 10 vitesh

11/24/2023 14:13
nga:Mergim Rreci

Ish-kampioni paraolimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius së shpejti do të lirohet me kusht, një dekadë pasi qëlloi dhe vrau Reeva Steenkamp, ​​të dashurën e tij.

Pistorius, 37 vjeç, u paraqit para një bordi lirimi me kusht në Pretoria, ku po mbahet në Afrikën e Jugut, pasi ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit me të cilin ishte dënuar, ai do të mund të largohet, me një datë tashmë të caktuar: 5 janar 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Reeva Steenkamp vdiq më 14 shkurt 2013, me Pistorius që pranoi se kishte qëlluar katër të shtëna në shtëpi, përmes derës së banjës, por në mbrojtje të tij ai tha se mendonte se ishte një hajdut. Pistorius ishte i fiksuar pas sigurisë dhe flinte me një armë pranë shtratit të tij. Pas disa apelimeve, ai u dënua përfundimisht me 13 vjet burg.

Para kësaj tragjedie, Pistorius ishte një figurë e profilit të lartë në botën e atletikës. I amputuar me dy këmbë, ai vrapoi me proteza fibër karboni dhe madje luftoi për të drejtën për të garuar në Lojërat Olimpike.

/GazetaBlic Sport/