Thomas Partey mund të ndryshojë kampionat dhe skuadër.
Sipas medieve britanike, mesfushori 29-vjeçar është jashtë planeve të trajnerit Arteta dhe tani Milan ka nisur nga puna për të bindur lojtarin që të transferohet në Serie A.
Partey, ish-lojtari i Atletico Madrid ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2025, ndërsa Arsenal ka bërë me dije se do të dëgjojë çdo ofertë në drejtim të lojtarit.


