Kevin De Bruyne, i cili u zgjodhi lojtari më i mirë i ndeshjes Ukrainë-Belgjikë (0-0), u tregua i sinqertë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së luajtur në “MHPArena” të Stuttgartit.
Për sajtin zyrtar të UEFA-s, kapiteni i “Djajve të Kuq” e pranoi se ai dhe shokët e tij u mjaftuan me barazimin, rezultat që i kualifikonte, duke mos rrezikuar aspak.
Belgjika e mbylli në vendin e dytë në grupin E dhe tashmë do të sfidojë Francën në një finale të parakohshme të hënën e 1 korrikut.
“Dhamë gjithçka kemi në këto tri ndeshje. Skuadra vrapoi deri në minutën e 95’. Tentuam fitoren deri në fund, por nuk arritëm dot të siguronim tri pikët.
Ukraina është një kundërshtar i vështirë, mos të harrojmë që ata ishin të dënuar të fitonin. Ne provuam, patëm raste deri në minutën e fundit.
Por është e vërtetë që gjithashtu nuk preferuam të rrezikonim. Sepse e dinim që do të mbeteshim jashtë Europianit nëse pësonim gol.
Ka raste kur duhet të jesh inteligjent. Ne donim të tregoheshim të mençur dhe të tillë u treguam”, u shpreh mesfushori i avancuar i Belgjikës dhe Manchester Cityt.