I konsideruar nga shumë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij Botërori, kroati Gvardiol “u turpërua” nga Lionel Messi, që me shpërthimin e tij ia bëri të lehtë golin Alvarezit (3-0). Lojtari i Leipzigut e komentoi me humor lëvizjen e Messit.
“E kam pasur më herët mundësinë të përballesha me Messin, por ai është një lojtar krejtësisht tjetër kur vesh fanellën e kombëtares së tij. Mund t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori në gjysmëfinalen e një Botërori. Nuk ka lojtar që nuk gabon. Gabimet janë pjesë të sportit dhe do të përpiqem të mos bëj shumë në të ardhmen”, tha fillimisht kroati.
Duke komentuar faktin se emri i tij është në mesin e kandidatëve për lojtarin më të mirë të ri të Kupës së Botës, Gvardiol garantoi se është i gatshëm të heqë dorë nga çmimi për medaljen e bronztë.
“Do të doja të merrja çmimin për të riun më të mirë në Kupën e Botës, por do të ishte edhe më mirë të ktheheshim në shtëpi me medaljen e bronztë. Do të luftojmë fort për të mundur Marokun dhe dhe për të lumturuar popullin tonë, sepse e meriton”, përfundoi ai.