Bjorni Papri nga Elbasani nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja me motor.
Zemra e tij ndaloi sot në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me gjithë përpjekjet e të riut dhe stafit mjekësor, ai nuk mundi të mposhtë vdekjen.
18-vjeçari u përplas me një mjet me motor në aksin Elbasan-Cërrik në fshatin Shirgjan.
Ishin te shumtë qytetarët që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.


