Lajme

E trishtë/ Punëtori bie nga kati i tretë vdes në vend

04/14/2022 14:29
nga:Genita C

Një punëtor ka ndërruar jetë pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti në Grabanicë të Klinës.

I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit ku ishte duke punuar.

Këtë e konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se ka dalur policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e personit.Policia po vazhdon hetimet rreth rastit.