Sporti

E trishtë: Katër volejbollistet e klubit turk humbin jetën nga tërmeti

02/15/2023 11:30
nga:Lorik J

Skuadra e Ligës së Dytë të Volejbollit për Femra në Turqi, Rasus Kimya njoftoi se lojtaret e ekipit të volejbollit, Hatay Gozde Ozturk, Ahsen Bas, Dilek Mucuk dhe Irem Kurtoglu kanë humbur jetën.

Nga tërmeti humbën jetën Gozde Ozturk, Ahsen Bas, Dilek Mucuk dhe Irem Kurtoglu, të cilat luanin në ekipin e Volejbollit Rasus Kimya Hatay, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është deklarata e bërë nga Federata Turke e Volejbollit: “Me pikëllim të thellë mësuam se sportistët e Ekipit të Volejbollit Rasus Kimya Hatay Gözde Öztürk, Dilek Mucuk, Ahsen Baş dhe İrem Kurtoğlu kanë ndërruar jetë në fatkeqësinë e tërmetit. Zoti i mëshiroftë sportistët tanë dhe të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën, ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe kombit tonë, ndërsa të lënduarve urojmë shërim të shpejtë. Ngushëllime komunitetit tonë”

/GazetaBlic Sport