Një 27 vjeçar ka humbur jetën nga Covid-19, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka berë të ditur përmes një postimi në fb ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina.
Pantina u ka shprehur ngushëllim familjarëve dhe ka bërë thirrje për vaksinim.
Njoftimi i plotë:
Sot edhe nje fqinje i lagjes sime ne Prishtine, nje 27 vjeqar, kishte humbe jeten nga Covid 19.
Familjes e miqeve te tij ngushellimet me te sinqerta. Lutja ime per secilin qe nuk eshte vaksinuar deri me tani eshte VAKSINOHUNI dhe patjeter mbani maskat sidomos ne ambiente te mbyllura.


