Lajme

“E treta e vërteta”- Nenad Rashiq optimist se do ta marrë postin e nënkryetarit

08/30/2025 11:06
nga:Y I

Deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili është vetëpropozuar për nënkryetar të Kuvendit, sot u duk optimist para nisjes së seancës së Kuvendit ku pritet të hidhet në votim për herë të tretë emri i tij pasi dy herë dështoi të merrte mbështetjen e nevojshme.

“E treta e vërteta, ashtu themi dhe ne”, tha shkurt Rashiq para gazetarëve.

Ndërkohë, Lista Serbe e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit” pasi insistojnë që posti i nënkryetarit iu takon atyre.