Lajme

E tmerrshme: Tash e tri ditë fshatrat e Hasit të Prizrenit pa rrymë

11/27/2023 23:52
nga:Gazeta Blic

Nga dita e shtunë kur ka rënë bora e parë shunë fshatra të Komunës së Prizrenit janë pa rrymë.

Banorët e rajonit të Hasit kanë treguar për Gazeta Blic se ata janë ankuar, por askush nuk është marrë me ta.

”Tash e tri ditë nuk kemi rrymë. Ankesat tona nuk janë marrë për bazë”, kanë thënë për Gazeta Blic.

Ndryshe, sot disa banorë kanë organizuar edhe protesta, në shenjë pakënaqësie me këtë gjendje.