Lajme

E tmerrshme: Plaku 60 vjeç në Mitrovicë e ndjek në mes të rrugës një vajzë të mitur, e ngacmon dhe i ofron para

05/20/2021 14:41
nga:Y I

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë.

Një burrë rreth të 60-ve e ka ngacmuar një vajzë të mitur, duke i ofruar edhe para për t’u takuar.

Dëshmitare për këtë rast është bërë aktivistja Neri Ferizi, e cila thotë se e pa dhe më pas e takoi vajzën e cila ishte tmerruar.

“Kjo shoqni ka rreshqit!Duke u kthy rruges per ne shtepi (me njemije probleme t’mija) nje plak diku ne te 60-tat e tij e ndjekte nje vajze te re e cila filloj me kajt me lot duke i bertite atij: “A je normal o axh?”Kur u afrova, kjo vajza (nga pamja dukej e mitur) po tregon qe ky njeri e ndjeke shpesh duke i ofru edhe para per me u taku me te” shkruan Ferizi.

E njëjta ka bërë me dije se ka njoftuar edhe Policinë në lidhje me rastin.

Ndërkohë, sot u raportua edhe një rast tjetër i rëndë, ku një vajzë e re është dhunuar nga dy burra në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

Reagimi i plotë:

Kjo shoqni ka rreshqit!

Duke u kthy rruges per ne shtepi (me njemije probleme t’mija) nje plak diku ne te 60-tat e tij e ndjekte nje vajze te re e cila filloj me kajt me lot duke i bertite atij: “A je normal o axh?”

Kur u afrova, kjo vajza (nga pamja dukej e mitur) po tregon qe ky njeri e ndjeke shpesh duke i ofru edhe para per me u taku me te.
E thirra edhe policine por derisa u afrova, ai vec iku dhe nuk kam ndonje emer apo informate me shume, pervec pamjes se tij. Policia me premtoi qe ka me patrullu ne ate pjese.

Kujdesuni vajza e gra se ngacmimi e perdhunimi jane be epidemi ne kete vend.