Lajme

E tmerrshme: Dyshohet se një e mitur u dhunua nga një i rritur në Pejë

11/30/2023 22:37
nga:G C

Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi për GazetaBlic.