Lajme

E tmerrshme: Babai e mëson fëmijën se si përdoret arma (VIDEO)

08/25/2021 10:59
nga:Gazeta Blic

Pamjet e kryetarit të Degës Rinore të AKP-së së Antakyas, Mehmet Fatih Yıldırım që shihet me një fëmijë teksa i mëson armën , shkakton reagim të mëdha.

Postimet e Yıldırımit duke pozuar me armë të ndryshme në mediat sociale tërhoqën vëmendjen.

Në videot e shpërndara, ai shihet duke e mësuar një fëmijë të vogël të gjuaj me armë.

“Të pëlqeu?”, dëgjohet teksa e pyet fëmijën gjersa ngjarja regjistrohet nga kamerat e telefonave.

Në fotografi të tjera, shihet se Yıldırım po pozon me mjete të zjarrta. Pas shumë reagimeve, ai fshiu fotot nga llogaria e rrjeteve sociale.