Showtime

E thumboi lidhur me operacionet plastike, Tayna i reagon Feros

08/24/2022 16:03
nga:G C

Fero është njëri nga reperët më të komentuar të estradës shqiptare.

E së fundi ai është futur në një ‘live’ në ‘TikTok’, bashkë me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun.

Gjatë bisedës, Kozaku u shpreh se reperja, Tayna është dobësuar shumë.

Përgjigjja e Feros ishte thumb ndaj reperes, lidhur me operacionet plastike.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri.”, u shpreh Fero në ‘live’.

E nuk mungoi edhe një reagim i Taynës ndaj Feros, përmes një thëni

”Më kritiko kur të arrish në nivelin tim. Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh.”, janë fjalët që ka përdorur reperja e të cilat u morën si kundërpërgjigje për Feron.