Sporti

E thotë udhëheqësi i Federatës së Italisë: Klubi i Serie A rrezikon përjashtimin nga elita me 1 janar

12/21/2021 17:52
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina konfirmoi sot se afati i fundit që Salernitana të gjejë një blerës të ri është 31 dhjetori, në të kundërtën do të jenë jashtë Serie A nga 1 janari.

Klubet e Lega Serie A kishin votuar unanimisht për shtyrjen e afatit deri në qershor në mënyrë që Salernitana të mund të shohë sezonin e plotë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, vendimi përfundimtar është i Federatës dhe ata refuzojnë të lëvizin nga rregullat ekzistuese.

Salernitana e dinte pasi arritën promovimin nga Seria B në maj se duhej të gjenin një pronar të ri, sepse presidenti aktual Claudio Lotito është tashmë President i Lazios.

Është kundër rregullave që një person apo kompani të drejtojë dy klube në të njëjtën divizion në Itali.

Gravina sot ishte i qartë me vendimin e Federatës, ose do të ketë blerës të ri deri më datë 31 dhjetor, ose klubi do të përjashtohet nga Serie A.

/GazetaBlic Sport/