Trajneri i PSV, Ruud Van Nistelrooy ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Cody Gakpo.
Gakpo është një ndër lojtarët më të kërkuar muajt e fundit.
Ai ka treguar paraqitje fenomenale me ekipin e tij dhe së fundmi edhe në Botëror, me Holandën.
Performanca e tij e mirë ka bërë që shumë ekipe ta monitorojnë atë.
Trajneri i PSV-së u shpreh i sinqertë për të ardhmen e yllit të tij, të cilin e sheh të largohet këtë janar: “Vjen një moment që nuk mund të thuash më jo”.
Holandezi ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2026 dhe sipas ‘Tranfermarkt’ vlerësohet me 45 milionë euro.
Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të jetë e ardhmja e 23 vjeçarit.