Ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Sajid Javid, e ka quajtur kriminel lufte Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Gazeta Blic.
Putinin si kriminel lufte gjatë javës e cilësoi edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Xhavid foli për tërbimin dhe pikëllimin që po e ndjen për shkak të raporteve për varrezat masive në Mariupol dhe për vrasjen e femrave shtatzëna.
“Vladimir Putini është kriminel lufte. Ai është kërcënim për njerëzit e lirë dhe do të ftohet në përgjegjësi”, tha Javid.


