Lajme

E thotë Arben Gashi: Në Vetëvendosje ka të pakënaqur

12/23/2021 00:31
nga:Gazeta Blic

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ka filluar shfaqja e pakënaqësive brenda VV-së.

Gashi thotë se me ardhjen në pushtet, VV ka filluar të demokratizohet.

“Ka njerëz të pakënaqur në VV. Bisedojmë cdo ditë me ta dhe shprehin pakënaqësitë e tyre. Ka filluar ideja e demokracisë. Nuk ka ekzistuar më herët në VV. Por me ardhjen në pushtet ata po kthehen në parti normale”, tha ai.

Tutje ai tha se kjo është parë në momentin kur deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, kritikoi menaxhimin e pandemisë.

“E pamë kur deputeti i Listës Guxo foli dicka kundër dhe filluan sulme ndaj tij nga të gjitha anët. Besoj që ai e kuptoi cfarë linçimi iu bë”, tha ai.

Tutje ai tha se deputetët e pozitës janë të mirëpritur në LDK nëse largohen nga VV-ja.