Sporti

E thonë statistikat: Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në botë në lojën në ajër

10/02/2024 18:15
nga:Lorik J

Sipas një statistike interesante nga CIES, një organizatë që studion futbollin përmes të dhënave, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i fortë në botë në ajër.

Në renditjen e hartuar, kapiteni i Kosovës spikat mbi Van Dijk dhe Ousmane Diomande. Vendin e katërt e zë blerja e re e PSG-së, Willian Pacho, pak më poshtë është Lucas Merolla, argjentinasi nga Mazatlan

Qendërmbrojtësi kosovar i Napolit duket se është rikthyer në nivelet e sezonit të Scudettos, në të cilin ishte një mbrojtës fizik, taktik dhe jashtëzakonisht i fokusuar.

/GazetaBlic Sport