Lajme

E theri më thikë, policia e cilëson lëndim të lehtë trupor, viktima u operua njëherë si pasojë e plagëve me thikë, sot pritet operimi i dytë (dokument)

08/14/2023 12:43
nga:N M

Një rast të çuditshëm e ka cilësuar policia e Kosovës në Istog të enjten në mbrëmje, ku një person në sheshin e këtij qyteti theri me thikë dy persona të tjerë, raporton Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për cilësimin që e ka bërë policia e Kosovës të veprës, si lëndim i lehtë trupor, e ku njëri nga viktimat për shkak të lëndime të marra nga therja me thikë është operuar njëherë, derisa sot pritet të operohet për herë të dytë.

E gjitha ngjarja ka nisur kur një i dyshuar ‘për pikë qejfi’ ka nxjerr thikën dhe ka plagosur rëndë viktimën 22 vjeçar E.G. dhe personin tjetër me iniciale M.Gj, 24 vjeçar.

Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen, por burime të Gazeta Blic nga familjarët e njërit nga viktimat, kanë thënë se personi i dyshuar që është rreth 18 vjeçar këtë akt e ka kryer ‘për pikë të qejfit’.

“Vëllai nuk ka pasur asnjë konflikt me të dyshuarin e as që janë njohur më parë”, ka thënë një familjar i 22 vjeçariit E.G. i cili si pasojë e plagëve të marrë është operuar dy herë.

Gazeta Blic posedon edhe dokumentet e spitalit regjional të Pejës, ku viktima E.G. pas operimit është nisur për në Qendrën Emergjente në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

I dyshuari tashmë është arrestuar edhe ai është Gentonis Imeraj 18 vjeçar.

Imeraj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit, 18-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ bazuar në raporton që ka bërë policia e Kosovës.

Më poshtë gjeni dokumentin e spitalit të Pejës ku viktima E.G. është operuar dhe është transferuar për në Emergjencë të QKUK dhe fotografinë e të dyshuarit Gentonis Imeraj