Lajme

E theri disa herë me thikë në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj të miturit

11/02/2021 15:47
nga:M K

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , B.S, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria njofton se, më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, B.S., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin Sh. Th.

“Rasti ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur dy ditë më përpara, dhe më 01 nëntor 2021, gjatë takimit të tyre të përbashkët, ndodh një rrahje mes tyre, e më pas i pandehuri me një mjet të mprehtë (thikë), e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 nëntor 2021″, thuhet në njoftimin e prokurorisë.