Dy ndeshje fenomenale do të jenë në program sot në kuadër të xhiros së tetë të elitës kosovare të futbollit.
Vëmendja kryesore do të jetë në Therandë, aty ku Ballkani do të jetë nikoqir i Drenicës, që po shkëlqen në këtë fillim edicioni, përcjell GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, Gjilani, pas fitores ndaj Llapit në mesjavë udhëton drejt “Liman Gegajt” për t’u ndeshur me Malishevën e papërshtatshme.
Predispozitat janë për dy ndeshje tejet interesante, teksa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 15:00.
Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual të rëndësishëm në secilën prej ndeshjeve respektive.

/GazetaBlic/


