Lajme

“E shokuar dhe pa fjalë“, Deliu-Kodra reagon për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Pejë

04/16/2024 09:46
nga:Sh R

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për vrasjen në Pejë, ku një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Deliu-Kodra ka thënë se është e shokuar dhe pa fjalë, derisa ka pyetur se a ka institucione ky vend.

“E shokuar dhe pa fjalë! Brenda pak ditësh dy gra të vrara në Kosovë. A ka institucione ky vend?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Postimi i plotë: