Lajme

“E shoh si improvizim” – Limaj flet për nominimin e Bedri Hamzës për kryeministër

03/28/2024 22:55
nga:G B

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nominimin e Bedri Hamzës për kryeministër nga radhët e PDK-së, e sheh si improvizim.

Ai në “Debat Plus”, tha se Hamzës i uron punë të mbarë e suksese.

“Është përpjekje në lidership. Po e shoh më shumë një improvizim. Z. Hamza i dëshiroj punë të mbarë. Shpresoj që nuk është improvizim. Duhet me na gëzu fakti nëse ka tendencë, që opozita të ndryshojë ta dëgjojë opinionin publik. Po shoh konsolidim të lidershpitit, nuk është e lehtë”, tha Limaj.

Sipas Limajt, përballë kryeministrit Albin Kurtit partitë opozitare duhet të ketë betejë të madhe politike.