Showtime

“E shikoja në ‘Instagram’” Donaldi flet për ndjenjat e tij ndaj Beatrix

02/01/2022 16:37
nga:Donika Fetahu

Aktori i njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, është ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.

Ai është pjesë e programit më të shikuar momentalisht, “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

Lidhja e tij me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë bëri bujë të madhe. Para disa javësh dalja e Trixës nga “BBV” e mërziti aktorin, pasi dyshja kishin krijuar një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi Donaldi, ka folur hapur për ndjenjat e tij karshi këngëtares.

“Në qershor isha diku ku kishte shumë salla montazhi dhe Trixa ishte diku aty. E njihja kush ishte por nuk ishim përshëndetur ose nuk kishim marrëdhënie shoqërore. Ishte me disa të tjerë para kompjuterit dhe unë jam futur për të marrë çakmakun dhe bëj një batutë si ato të miat. Dhe Trixa ishte e vetmja që nuk e ktheu kokën. Jam fut te Instagrami i saj dhe e kam parë. Ajo nuk e di këtë”– tregoi Donaldi.

Ndër të tjera ai shtoi se i mungon vëmendja dhe përkushtimi i Trixës:“Kur erdhi këtu më pëlqeu se është shumë vajzë e bukur. Më dukej sikur të dy ishim dy PiterPan-a. Ajo çohej, kërcente, këndonte rreth e rreth gjithë kohës, thoja “Uu sa energjike”. Më ka bërë përshtypje historia që ajo ka treguar për një lidhje që ajo ka patur, kuptova dhe për karakterin e vet. Doja ta kisha atë gjënë sepse e di që është njeri e përkushtuar. Te dhoma e dënimit kur kemi qenë të gjithë bashkë dhe kjo kishte ftohtë. Unë i hodha një batanije dhe sikur e përqafova pak. Dhe te ai përqafimi ndjeva një si kshu, ndjenjë limoni thash “Ta shtrydh një herë”. Aty nisi pëlqimi.”/GazetaBlic/