Lajme

E rrethuar nga rrënojat, godina e Inxhinierisë së Ndërtimit ‘qëndron në këmbë’ pas tërmetit tragjik

02/11/2023 22:17
nga:Y I

Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që u shembën si letra.

Ndërkohë është bërë virale një foto e shpërndarë nga gazetari turk, i cili tregon një zonë të rrënuar në Kahramanmaras, ku e vetmja godinë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit.

Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:

“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.