Lajme

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

01/01/2026 08:13
nga:Y I

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.

Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues në spitalin e Prizrenit.

Një anesteziolog, ka asistuar gjatë lindjes së nipit të tij.

Për më tepër, aty ishte edhe vëllai i anesteziologut, i cili punon si gjinekolog në spitalin e Prizrenit.