Sporti

E rrallë në Argjentinë, gropa e madhe ndryshon portën e penalltive

07/28/2023 12:23
nga:E K

San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës.

Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol. Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.

I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan. Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës… Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes. Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës.

Për fatin e mirë të Lujan, kjo “gafë” nuk ndikoi pasi dy lojtarë të Platenses gabuan penalltitë e tyre dhe San Lorenzo festoi kualifikimin.