Sporti

E rrallë: Ndalet rryma në ndeshjen e Play Offit të Conference League

08/20/2024 21:17
nga:Lorik J

Një situatë jashtëzakonisht interesante është krijuar gjatë ndeshjes mes Noah Yerevan të Armenisë dhe Ruzomberok të Sllovakisë nga play-offi i Konferencë Ligës.

Në minutën e 68-të të ndeshjes, rryma në stadium është ndërprerë, gjë që ka detyruar të ndërpritet ndeshja, e cila ka rifilluar pas rreth gjysmë ore vonesë.

Tifozët vendas nga Armenia shfrytëzuan situatën dhe ndezën dritat e telefonit në përpjekje për të ndriçuar stadiumin, por ishte më spektakolare se sa efektive.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1:0 për Noah. Armenët kaluan në epërsi në minutën e tretë me golin e Gonzalo Gregorio dhe në fund fituan ndeshjen 3-0.

/GazetaBlic Sport