Lajme

E rrallë, 71-vjeçari voton për herë të parë

12/28/2025 14:06
nga:G B

Një 71-vjeçar nga fshati Vrellë i komunës së Istogut ka votuar për herë të parë.

71-vjeçari për Dukagjinin bëri të ditur se ka jetuar jashtë vendit dhe kjo ka bërë që ai të mos ketë mundësi që të ushtrojë të drejtën e tij të votës.

Ai bëri të ditur se pret nga zgjedhjet më të mirën për qytetarët.