Uncategorized

E rrallë: 20 lojtarë me Covid-19, mesfushori i ekipit shndërrohet në portier dhe s’ka zëvendësime, por River Plate sërish fiton takimin

05/20/2021 08:25
nga:Lorik J

Me një portier të dëmtuar, River Plate duhet të improvizonte një mesfushori si Enzo Perez si portier në ndeshjen ndaj Santa Fe.

Megjithatë, River Plate nuk kishte asnjë lojtarë rezervë për shkak të një shpërthimi të COVID-19 në skuadër, por përsëri arriti disi të mposhtte Santa Fe 2-1 të Mërkurën në Copa Libertadores, përcjell GazetaBlic Sport.

20 lojtarë të River Plate testuan pozitivisht për koronavirus në fillim të kësaj jave, duke përfshirë të katër portierët. Trajneri Marcelo Gallardo shpresonte të transferonte dy portierë të ekipit të të rinjve, por CONMEBOL refuzoi këtë ndryshim.

35-vjeçari Pérez, i cili ka luajtur për River Plate që nga viti 2017 dhe fitoi shumë tituj, nuk mund të luante në pozicionin e tij të rregullt në mesfushë për shkak të një dëmtimi muskulor. Kështu që ai vazhdoi si një portier.

Perez nuk duhej të bënte ndonjë pritje të rëndësishme, por gjakftohtësia e tij ndihmoi që River të arrinte drejt fitores.

/GazetaBlic Sport