Lajme

E rrahu rëndë gruan e tij shtatzënë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Serbi – pritet ekstradimi i tij në Shqipëri

12/17/2025 11:22
nga:N K

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Serbi, i cili e ka rrahur rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

24-vjeçari me iniciale K. M., akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, ndëra pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë shqiptare:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri