Presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca, ka goditur me grusht arbitrin Halil Umut Meler në fushë pas ndeshjes ndaj Çaykur Rizespor.
Pas përfundimit të takimit, Ankaragucu-Rizespor, gjyqtari Halil Umut Meler u sulmua nga presidenti i klubit vendas, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas gjithë kësaj ka ardhur edhe reagimi i klubit Ankaragucu, që kanë kërkuar falje publikut për sjelljet e tyre.
“Si klub, Ankaragücü, jemi të pikëlluar nga incidenti që ndodhi këtë mbrëmje.
I kërkojmë ndjesë publikut të futbollit turk dhe gjithë komunitetit sportiv për incidentin e trishtë që ndodhi pas ndeshjes ndaj Çaykur Rizespor në stadiumin Eryaman”, shkruhet në reagimin e klubit.
/GazetaBlic Sport


