Lajme

E rrah gruan me kabllo dhe grushta, e bën për spital

01/09/2022 21:50
nga:Gazeta Blic

Dhuna në familje vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, raporton Gazeta Blic.

Në qytetin e Gjakovës, ka ndodhur një rast i tillë kur bashkëshorti e ka rrahur gruan, njofton policia.

Sipas policisë, bashkëshorti e ka rrahur me grushte dhe kabllo gruan e tij, duke e bërë për spital.

Raporti i plotë i Policisë:

Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me kete rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas eshte intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari per momentin gjendet në arrati.